Vendosni fjalën kyçe....

“Rilindja në terren duke shpërndarë para në këmbim të votës”- Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët një ditë para zgjedhjeve


Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke akuzuar Partinë Socialiste për përfshirje në blerje votash.

Në postimin e tij në Facebook, Mziu ndan disa video ku shfaqet një përplasje mes disa personave, që sipas tij ndodhi në fshatin Radovesh, Gollobordë, Dibër.

Ai pretendon se socialistët kanë qenë në terren për të shpërndarë para në këmbim të votës.

Mziu akuzon konkretisht Ndriçim Sulën, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, se ka shpërndarë para për vota në këtë zonë. Deputeti shton gjithashtu se dy qytetarë që po filmonin aktivitetin e dyshuar janë dhunuar nga punonjësi i policisë dhe persona të tjerë të afërt me Partinë Socialiste.

 

Postimi i plotë

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

#Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.

Ky është krim elektoral.

Ky është krim zgjedhor.

Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.