
Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e saj të ri: kardinali amerikan Robert Prevost është shpallur zyrtarisht Papa i ri, pasuesi i Papa Françeskut, konfirmon BBC.
Prevost u shfaq në ballkonin e Kapelës Sistine në Vatikan, duke përshëndetur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, vetëm pak minuta pasi tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës – një simbol i qartë i përfundimit të konklavit dhe arritjes së marrëveshjes për papën e ri.
“Zgjedhja brenda katër raundeve votimi dhe tymi i bardhë që u pa pas vetëm një dite janë një shenjë e qartë e unitetit të Kishës,” deklaroi kardinali italian Giuseppe Versaldi nga zyra e shtypit e Vatikanit.