Vendosni fjalën kyçe....

Rama përuron aeroportin e Vlorës: Së shpejti rikthehet në punë edhe i Kukësit


Kryeministri Rama përuroi sot aeroportin e Vlorës. Gjatë prezantimit, kreu i qeverisë njoftoi se edhe aeroporti i Kukësit do rinisë së shpejti nga funksionimi pas vëshitrësive të hasura që prej çeljes së tij.

Sipas kryeministrit aeroporti i Vlorës jo vetëm do rrisë konkurrencën dhe përfitimet për udhëtarët por do zhvillojë rajonin  e Jugut dhe mbarë vendin.

Ai tha se po punohet që nga aeroporti i Vlorës të kryhen udhëtime transoqeanike.

“Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve. Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi. Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes. Siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës. Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.

Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.” – tha Rama.