Vendosni fjalën kyçe....

Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari në Mirditë


Një ngjarje e rëndë është raportuar sot rreth orës 05:55 në fshatin Gëziq, Mirditë, ku dyshohet se një 56-vjeçar është vetëvrarë duke u hedhur në rezervuar.

Viktima, N. N., banues në Gëziq, mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga  shëndeti mendor.

Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale  Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin ligjor të rastit.