Vendosni fjalën kyçe....

Trump ndalon financimet për kërkimet mbi “fitimin e funksionit” të viruseve


Presidenti i SHBA-së Trump, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që kufizon fondet federale për kërkimin “e fitimit të funksionit” mbi viruset dhe agjentët e tjerë biologjikë në SHBA dhe jashtë saj, përfshirë Kinën.

Studimet e “përfitimit të funksionit” ose “përdorimit të dyfishtë” kanënxitur polemika pas pandemisë COVID-19. Trump ka sugjeruar se një rrjedhje laboratorike në Wuhan, Kinë, ku bazohej kërkimi ifitimit të funksionit i financuar nga SHBA, ishte burimi i shpërthimit që bllokoi botën, shkruan Rt.

Pekini ka mohuar pretendimet dhe ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të njollosë Kinën.

Hulumtimi i pakufizuar i fitimit të funksionit mund të “vërë në rrezik në mënyrë të konsiderueshme jetën e qytetarëve amerikanë”, ndër të tjera, thotë urdhri i Trump, dhe të çojë në “vdekshmëri të gjerë, një sistem të dëmtuar të shëndetit publik, ndërprerje të jetesës amerikane dhe goditje të sigurisë ekonomike dhe kombëtare”.

Trump urdhëroi t’i jepet fund financimit federal për “kërkimin e rrezikshëm të fitimit të funksionit” në “vendet shqetësuese”, si Kina dhe Irani, duke përmendur “kërcënimet biologjike”. Ai argumentoi se kërkimet e financuara nga taksapaguesit amerikanë duhet të ndihmojnë amerikanët, pa kërcënuar sigurinë kombëtare.

Programe të ngjashme me bazë në SHBA do pezullohen për të paktën 120 ditë gjatë së cilës politikat ekzistuese për kërkimin me përdorim të dyfishtë do rishikohen ose do zëvendësohen, sipas dokumentit.

Dokumenti gjithashtu fajësoi administratën e paraardhësit të Trump, Joe Biden për lejimin e kërkimeve “të rrezikshme” mbi viruset në SHBA dhe miratimin “aktiv” të financimit për projekte të ngjashme jashtë vendit, ku mbikëqyrja e Uashingtonit është e kufizuar.