Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë partinë e tij, për të dalë nga korrupsioni e për të pasur më shumë lek në xhepat e tyre.
Basha ka hedhur një video në faqen e tijnë Facebook në një stallë derrash teksa thotë se nëse votohen PS-ja dhe koalicioni i drejtuar nga PD-ja, atëherë do vijojë zhgërryerja në llucë, njësoj si derrat.
“Shikoni, vota për numrin 5 dhe numrin 1, zhgrryheni si derrat në llucë edhe katëer vjet të tjera. Vetëm numri 4, vetëm numri 4 për të dalë nga lluca, që paratë të vijnë në xhepat tuaj. Vetëm numri 4, përndryshe shikoni, derrat në llucë edhe katër vjet. Ku i keni shokët, ku ju kanë mbet shokët.” – thotë Basha.
