
Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Frida Mavriqi, e ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, ka folur për angazhimin e saj politik dhe pritshmëritë nëse merr mandatin si përfaqësuese në Kuvend.
Në intervistën me gazetaren, Mavriqi tha se përjeton një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndërsa i drejtohet bashkëqytetarëve të saj për votëbesim, veçanërisht pasi është lindur dhe rritur në Fier dhe i njeh nga afër problemet e zonës.
Ajo theksoi se për 34 vite, qytetarët e Fierit nuk e kanë pasur zërin e tyre të dëgjuar në parlament dhe premtoi se nëse zgjidhet, do të përfaqësojë realisht shqetësimet e tyre.
Gazetarja: Ke parë pragun e shumë shtëpive Fierake ti dhe shumë politikanë të tjerë por ndryshe nga këta të fundit ti nuk ke patur gjë në dorë për tu ndryshuar të përditshmen atyre.
Shkon në Kuvend, fiton besimin e njerëzve me zë cilët je rritur, se duhet thënë që ti je një vajzë lindur e rritur në Fier, edhe kjo shumë e rëndësishme për të njohur hallet e një vendi.
Shkon në Kuvend, çfarë ndryshon në ditët e para, flas një ndryshim ti do ta bësh menjëherë?
Frida Mavriqi: Nuk kisha ndjerë ndonjëherë përgjegjësi më të madhe se tu qasesha Fierakëve për ti kërkuar votëbesimin.
Kur kaloj tani në disa lagje tipike ku kam kaluar vitet e fëmijërisë time dhe përpara kam qënë ajo vajza e vogël ku luaja dhe tani u qasem u kërkoj besimin tuaj për të më votuar.
Edhe nëse do shkoj në parlament duhet të jem shumë e kujdesshme që të mos i zhgënjej, sepse për mua gjëja më e rëndësishme është të mos zhgënjej besimin e dikujt që më ka dhënë, ndoshta nuk bëhet mrekullia në ditët e para sapo hyn në Kuvend por diçka tregohet përnjëherë në fakt brenda 10 ditëve, tregohet që ti kur je aty nuk do të mbrosh interesat e një grupi klientelistësh po do të jesh zëri atyre dhe unë këtë kqm shumë të rëndësishme.
Që me besimin që ata do të më japin tu tregoj që jam aty për atë çfarë unë ju thashë në fillim , nuk ju premtova asgjë i them ne do ju çojmë aty në një mënyrë, pra do ju çojmë problemet tuaja aty që nuk kanë qënë.
Në 34 vite nuk është dëgjuar zëri juaj dhe unë këtë nëse quhet premtim, e bëj.