
Kreu i partisë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, George Simion, majtas dhe ish-kandidati Calin Georgescu u drejtohen gazetarëve pasi votuan
Rumunët votuan të dielën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që mund të sjellin në pushtet euroskeptikun e djathtë George Simion, në një votim të cilit i papraprinë përplasje, akuza e ndërhyrje të gjykatave më të larta të vendit.
Simion, 38 vjeç, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje, është kritik ndaj drejtuesve të BE-së dhe thotë se është në linjë me lëvizjen e presidentit të SHBA-së për ta bërë Amerikën të madhe përsëri.
Pesë muaj pasi përpjekja e parë për të mbajtur zgjedhjet u anulua pas raundit të parë për shkak të ndërhyrjes së supozuar ruse në favor të kandidatit kryesor të së djathtës Calin Georgescu, trashëgimtari i tij Simion kryeson sondazhet shkruan CNN.
Simion votoi së bashku me Georgescun, i cili i quajti zgjedhjet një “mashtrim” dhe u kërkoi njerëzve që të votonin si duhet për të ardhmen e vendit. Ndërsa dhjetëra njerëz u grumbulluan jashtë qendrës së votimit duke brohoritur “Calin për president”, Simion tha se vota e tij ishte “për të rivendosur demokracinë”.
Simion ka rreth 30% të mbështetjet, një epërsi e rehatshme, por shumë më pak se 50% që i nevojiten për të shmangur balotazhin më 18 maj.
Rivalët kryesorë të Simion janë dy centristë – ish-senatori Crin Antonescu, 65 vjeç, i mbështetur nga tre partitë e qeverisësë tanishme pro-perëndimore dhe kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç, që kandidon si i pavarur në një platformë anti-korrupsion.