Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerja totale e energjisë prek edhe Balin


Një ndërprerje e energjisë goditi disa rajone të ishullit turistik të Balit në Indonezi të premten, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të rikthyer shërbimet për zonat e prekura, bëri të ditur kompania shtetërore e energjisë Perusahaan Listrik Negara (PLN) për CNN.

Ndërprerja pati ndikim edhe në aeroportin e ishullit, por sipas operatorit të tij në Instagram, fluturimet hyrëse dhe dalëse vazhduan normalisht.

PLN njoftoi se po heton shkakun e ndërprerjes dhe po punon për të rivendosur furnizimin me energji.

Procesi i rikuperimit po zhvillohet gradualisht,” tha zëdhënësi i kompanisë në Bali, I Wayan Eka Susana, në një deklaratë.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë bllokime në trafik dhe radhë të gjata në sportelet e kontrollit në aeroport si pasojë e ndërprerjes së energjisë.

Bali është një nga destinacionet më të njohura turistike në Indonezi, me 6.3 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar, sipas zyrës lokale të statistikave të ishullit.