Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj: Do ia dalim për një Shqipëri më të mirë, s’dorëzohemi derisa të jemi forcë e parë


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj pohoi sot se forca politike që drejton është forcë e tretë në Shqipëri ndërsa shprehu ambicien që të jetë parti e parë dhe të ndërtojë një Shqipëri për të gjithë, për punëtorët, për të ndershmit, për të pamundurit.

Shehaj akuzoi kryeministrin Rama për grabitjen e vendit, shkatërrimin e vendit, përzënien e të rinjve dhe mbrojtjen e korrupsionit duke i renditur ministra, zv.ministra, kryebashkiakë e kandidatë që janë në burg ose nën hetim.

Siç e thanë edhe kandidatët, nuk është absolutisht e lehtë të dalësh kundër status quo-së. Jam i bindur që nuk është e pamundur. Jam i bindur se po bëjmë gjënë e duhur, nuk po e bëjmë se kemi hall personal , duam të japim kontributin që Shqiupëria të jetë një vend më i mirë, që çdo shqiptar me punë të ndershme t’ia dalë. Këto fjalë mund të duken çmenduri.

Këto 34 vjet kemi ikur jashtë dhe kemi gjetur ato mundësi që këtu s’i kemi patur. 11 maji është datë historike, është në dorën tonë të vendosim ndryshimin, të ardhmen e vendit. Ka pasur shumë zgjedhje të tjera. Të gjithë ata që duan të ruajnë status quo-në thonë se është e pamundur, por ne dallojmë totalisht nga gjithë të tjerët. Ne vijmë nga puna, nga biznesi, nga sektori privat. kemi refuzuar pazaret, lidhjet politike, kemi vendosur t’ia dalim me punë. Askush si ne nuk është transparent me financimet, të gjithë fshihen, nuk tregojnë dorën që i ushqen me para.

Po ndodh një ndryshim i madh që po i nxjerr zbuluar. Për herë të parë në Shqipëri të korruptuarit po shkojnë në burg. Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Zv.kryeministri është në arrati, i akuzuar për korrupsion. Ilir Beqaj e të tjerë janë nën hetim për korrupsion. Çfarë bën Edi Rama, ju kërkon të votoni Olta Xhaçkën e Ceno Klosin, të cilët janë nën hetim. Ne jemi partia e tretë në Shqipëri. Po Edi Rama thotë se s’na duhet partia e tretë, por nuk jemi këtu për të qenë parti e tretë, na ngatërron me ata që ndau pushtetin dhe u futi shkelmin. Ne duam të jemi partia e parë, është çështje kohe dhe ajo që na ndan nga të qenit partia e parë është këmbëngulja dhe nuk do dorëzohemi  derisa t’ia arrijmë. Ndryshimi po vjen dhe është i pashmangshëm.” – tha Shehaj.