Kandidatja e Partisë Mundësia për qarkun e Fierit Frida Mavriqi tha në takimin përmbyllës të forcës politike që përfaqëson se Fieri, Mallakasatra, Patosi, Ballshi, Lushnja metitojnë në parlament të rinjë të talentuar e me integritet e jo figura estradash e meme për Instagram.
Ajo rrëfeu si e mori vendimin për të kandiduar për Partinë Mundësia, për sfidat gjatë fushatë elektorale, për takimet me qytetarët dhe mbështetjen e madhe të tyre.
Mavriqi theksoi se përkundër të gjitha paralajmërimeve, ajo vijoi fushatën duke u takuar me qytetarët e qarkut të Fierit duke u prezantuar atyre programin e Partisë Mundësia.
“Kam marrë shumë mesazhë inkurajuese, se jemi shpresa e fundit e qytetarëve për një qeveri të pakorruptuar. Fitoren time personale e kam pasur me elektoratin gri. Ata më thonin që nuk kemi dalë të votojmë prej kohësh po më 11 maj do dalim e të votojmë. Kjo ka qenë fushta juaj, e atij fermerit që çohet që pa gdhirë dhe nuk e dinë nëse mundi dhe djersa e do ia vlejë. Është për të gjithë të rinjtë që kërkojnë njëarsye për të qëndruar në Shqipëri, ka qenë fushata e prindërve që kërkojnë siguri për fëmijët e tyre dhe duan t’i mbajnë pranë tyre dhe jo të ikin në emigracion. Kur Agroni më kërkoi të merrja drejtimin e qarkut Fier e pranova më shumë kënaqësi dhe pa ngurruar po me shumë pasion. Merrja mesazhe të ndryshme që thonin: Është bastion i majtë, s’keni mundësi, i ka mbyll Belinda këto punë në Fier etj etj. Nëse do i kisha dëgjuar nuk do kisha dalë fare në fushatë. Belinda dhe Zeqineja me shoqe nuk e njeh realitetin dhje fierakët si i njoh unë. Fieri kërkon një përfaqësues të vërtetë dhe jo figura estradash e meme për Instagram.” – tha Mavriqi.
Mavriqi rrëfeu historinë e familjes së saj, sakrificat dhe vështirësitë e prindërve të saj, si të ccdo prindi shqiptar, për të rritur e edukuar fëmijët, emigracionin e të vëllait dhe rikthimin e tij në Shqipëri dhe vendimin për të kandiduar.
“Dua të them një të vërtetë duke shprehur atë që të gjithë e ndjejmë. Prindërt e mi kanë punuar fort për ta nxjerrë në jetë, për të a rritur e për të na edukuar. Kam bërë punë nga më të ndryshmet për t’ia dalë dhe sot kam marrë përgjegjësinë për të dalë para jush e për të kërkuar që t’iu përfaqësoj. Këto ditë kam takuar kaq shumë qytetarë fierakë që më kanë thënë se na shohin si shpresën e fundit. Kam takuar shumë elektoral gri që më kanë thënë: Nuk kemi votuar kurrë po ju po na nxirrni më 11 maj që të votojmë. Kjo ka qenë fitorja ime personale në këtë fushatë. Ne nuk kemi bërë premtime të tipit që do i zgjidhim gjërat si me magji. Pas 11 majit e them me siguri që zëri juaj do çohet në parlamentin e Shqipërisë. Fushata nuk ka qenë e imja apo e partive, po ka qenë fushata juaj.” – shtoi Mavriqi.

