Vendosni fjalën kyçe....

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kallëzon në SPAK Ballukun dhe Bashkinë e Tiranës


Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Bashkinë e Tiranës për shkelje të mundshme ligjore lidhur me projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë.

Kallëzimi është depozituar nga përfaqësuesit e lëvizjes, Florian Haçkaj dhe Lulzim Baumann, të cilët kërkojnë hetim të plotë mbi procedurat dhe vendimmarrjet institucionale që lidhen me projektin.