Vendosni fjalën kyçe....

“McGonigal dhe Rama nuk ndahen, si tymi nga bloza” – Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor “banalitete” për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga problemet e mëdha dhe mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët e lartë. Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se mazhoranca ka hequr dorë nga një program qeverisës i qartë dhe, sipas tij, po përpiqet të adoptojë elementë të programit të opozitës.

“E kujtojnë se me kënetë, çyrykë e zhapinj, shqiptarët do harrojnë ata që duhet të japin llogari. Sot nuk kanë më program, vetëm plagjiaturë nga opozita,” u shpreh ai.

Berisha përsëriti akuzat e tij lidhur me çështjen McGonigal, duke deklaruar se kryeministri Rama është i pandarë nga skandali, ashtu “si tymi nga bloza”.

Në vijim, ai paralajmëroi për pasoja ligjore ndaj çdo përpjekjeje për të ndikuar procesin zgjedhor të 12 majit, duke përmendur emra konkretë të zyrtarëve lokalë në Prrenjas që, sipas tij, janë përfshirë në presione ndaj votuesve.

“Çdo krim zgjedhor do të trajtohet si akt terrorist. Mos guxoni të ndërhyni në vullnetin e qytetarëve,” deklaroi Berisha, duke shtuar se opozita do të reagojë ashpër ndaj çdo shkeljeje të ligjit në procesin zgjedhor.