Vendosni fjalën kyçe....

627 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 4032 numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali


Ka shkuar në 4032 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me numrin e të prekurve që është rritur në 47.021.

Vetëm 24 orët e fundit numri i viktimave është rritur me 627 persona, numri më i lartë deri tani në vendin apenin që prej prekjes nga Covid-19.

Ndërkohë numri i të shëruarve është rritur në 5129.

Siç raporton ilmessaggero, në spital janë nën terapi intensive 2655 persona.

Italia është tashmë vendi i parë në botë për sa i përket bilancit të viktimave të shkaktuar nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *