
Burime të sigurta bëjnë me dije se familjarët që posedojnë apartamentin ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse gjatë natës, e kalojnë shumicën e kohës jashtë Shqipërisë, duke udhëtuar shpesh drejt të njëjtit shtet europian.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi është inskenuar nga vetë familjarët, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.
Policia dhe Prokuroria kanë arritur në kohë të shkurtër të zbardhin dinamikën e ngjarjes, duke siguruar prova dhe dëshmi që mbështesin këtë version.