
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë e komunikimeve me qytetarët “Sy m’sy”, ku këtë herë është ndalur te pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se programi “Shqipëria 2023” ishte i vjedhur nga PD.
Në nisje të fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë akuzë si qesharake, duke e krahasuar me sekrete të nivelit të lartë. “A thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik apo ndonjë kasafortë me sekrete. Kodi i Da Vinçit!
Rama tha se çdo mëngjes informohet nga stafi i tij mbi mesazhet që qarkullojnë në media, ku disa prej tyre mohojnë mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa të tjerë pretendojnë se procesi do të ndodhë pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
“Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohet mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike.
Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se të gjitha raste BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë edhe nëse i humbim zgjedhjet.
Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre.
Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake”, tha Rama.