
Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, theksoi rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz dhe kombinimit të eksperiencës me energjinë e të rinjve.
Ajo u shpreh se PS ka bashkëpunuar me akademikë dhe profesionistë për të ndërtuar një ekip të fortë që do të arrijë objektivat ambiciozë për Tiranën.
“Kemi diskutuar me profesionistë, akademikë dhe pedagogë të universiteteve tona për të marrë opinionet për kandidatët tanë dhe për të vjelë nga ata sugjerimet të vlefshme për përfaqësinë që do të drejtonte garën në qarkun e Tiranës.
Qarku i Tiranës është zemra e Shqipërisë, e gjithë energjia e madhe e njerëzve të mrekullueshëm që meritojnë përfaqësuesit më dinjitozë, ku kombinimi i eksperiencë dhe të rinjve do të bëjë të arrijmë objektivat ambiciozë që i kemi vendosur vetes”, tha Manastirliu.