
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se e meritonte të ishte në listën e mbyllur të PD-së si figurë përfaqëuese e Tiranës.
Ajo theksoi se pa shumë zhurmë i ka fituar të gjitha betejat në PD dhe do e fitojë edhe atë të 11 majit ku do garojë në listën e hapur.
“Shiko unë e bëra një reagim sot në mëngjes në fakt. A mendoj unë se e meritoja të isha në listën e mbyllur me shumë modesti them se e meritoja. Se besoj se jam figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës. Por çfarë mendoj për këtë? Ju e dini unë ju njoh të gjithëve dhe ju më njihni që unë me këtë mënyrën time, kështu ngadalë, pa të bërtitura i kam fituar të gjitha beteja e mija në Partinë Demokratike. I ka fituar të gjitha betejat e mija në parlament dhe do ta fitoj dhe këtë betejë.” – tha Tabaku.
E pyetur nëse lënia në listë të hapur ishte hakmarrje e Berishës, Tabaku tha se lista është hartuar duke marrë parasysh disa faktorë dhe se nuk e sheh këtë gjë si hakmarrje.
“Jo nuk e mendoj. Partia Demokratike e bëri këtë listë për Tiranën duke pasur parasysh disa faktorë, nuk është se në atë listë tjetër ishte dikush që doli më i votuar se mua. Unë kam pasur një diskutim të gjatë me zotin Berisha për listën dhe kjo ishte një zgjidhje për mua. Jam e bindur që unë do të jem deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Kam mbështetje e Partisë Demokratike.” – thekoi Tabaku për Report Tv.