
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama se Shqipëria e meriton plotësisht të bëhet pjesë e BE-së.
Sipas zyrtare së lartë evropiane, me Shqipërinë në BE, kjo e fundit do bëhet edhe më e fortë.
“Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së. Me ju në BE, Bashkimi Europian do bëhet më i fortë. Ju jeni kampionë për bashkëpunimin rajonal. Po punoni fort për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Unë jam e sigurt se ky do jetë sukses i përbashkët. Ju jeni në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian dhe kjo është diçka e jashtëzakonshëm. Ne duam t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro, që Shqipëria të bëjë të gjitha reformat, që vendi të bëhet pjesë e BE-së. Ju keni të shenjtë mikpritjen, mirësinë. Parlamenti Europian ka vendosur të hapë zyrë në Tiranë. Po bëni një punë madhore. Tashmë duhet të bëni reformat, reforma në drejtësi është guri i themelit për të qenë pjesë e BE-së.” – tha Kos.