Vendosni fjalën kyçe....

“Përjashtim nga tatimi për nënat me 3 fëmijë, rrisim bonusin e bebes” – Teliti prezanton programin e PD-së


Koordinatori për Programin Ekonomik në PD Dorjan Teliti ka prezantuar një nga prioritetet e qeverisë Berisha që vë në qendër gruan. Ai shkruan se fuqizimi i grave do të thotë një themel më i fortë i shoqërisë teksa shpjegon masat që do ndërmerren.

Për gratë sipërmarrëse do ketë heqje të tatim-fitimit për vitin e parë kur hapin biznes, subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.

“FUQIZIMI I GRUAS PRIORITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR DHE PD NË QEVERISJE!

Fuqizimi i gruas, themeli i një shoqërie të fortë! Sali Berisha dhe Partia Demokratike angazhohen për më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social. Në programin tonë për gratë sipërmarrëse:

Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.

Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.

Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.” – shkruan Teliti.

Ai shton më poshtë se nënat dhe familjet janë gjithashtu në qendër të programit duke premtuar përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë, leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë si dhe bonusin e bebes me 1,000 euro për fëmijën e pare, 2,000 euro për fëmijën e dytë, 3,000 euro për fëmijën e tretë dhe 5,000 euro për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë.

“Mbështetje për nënat dhe familjet:

Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.

Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.

Bonusi i lindjes:

1,000€ për fëmijën e parë.

2,000€ për fëmijën e dytë.

3,000€ për fëmijën e tretë.

5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë

Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjecare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë.

Fuqizimi i gruas është fuqizimi i familjes dhe i gjithë vendit! Më shumë mbështetje për gratë, më shumë mundësi për një Shqipëri që përparon!. – mbyll shënimin Teliti.