
Gjyqtari i dhomës penale z.Gerd Hoxha, i konfirmuar në të dyja shkallët e vetingut, është zgjedhur këtë të hënë zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës.
Gjykata më e madhe në vend, me dy dhomat e saj – civile dhe penale, do të drejtohet nga z. Hoxha, i cili zëvendëson Flamur Kapllanin, i zgjedhur në këtë post më 25 shkurt 2022.
Sipas burimeve të WebLajm.com, Hoxha u zgjodh mes katër kandidatëve, duke siguruar 27 vota nga kolegët e tij gjyqtarë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve për një mandat tre vjeçar, duke ushtruar kompetencat e kryetarit të gjykatës.
Hoxha është edhe themelues i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqatë e cila ndër betejat e fituara për magjistratët ka edhe atë të pagave për gjyqtarët.
Kush është Gerd Hoxha
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme• 21.10.2003- aktualisht – Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
14.12.2015 – 12.12.2018 – Anëtar i KLD- së.
21.10.2002 – 21.10.2003 – Stazh profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master• 2003 – Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.• 15.07.2000 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Weblajm