Vendosni fjalën kyçe....

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Veliajn”, Kryemadhi: Reforma në drejtësi ka devijuar ‘rrugës’


Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës se GJKKO ndaj saj, Kryemadhi shkëmbeu edhe batuta me gazetarët duke thënë se është veshur me bluzë ngjyrë lejla, pasi ‘mavia’ ia ka vjedhur asaj ngjyrën

“Kam dhe thonjtë biles me kete ngjyre, e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Ilir Metën.

Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

E pyetur  mbi vendimin e Gjyjatës së Lartë që i rrëzoi rekursin për masën detyrim paraqitjeje, Kryemadhi tha se reforma në drejtësi është transformuar gjatë rugës.

“Kjo histori kërkon një durim strategjik, do durim, do qetësi. Beteja këtu nuk është më me forcë, por për të krijuar një procedurë që në fund të ditës do shkojë drejt Strasburgut.

Ka një vit që është dhënë vendimi për sekuestron e telefonit dhe ende nuk është zbardhur vendimi që unë të ankohem në Kushtetuese. Ka treguar që reforma në drejtësi ka probleme të mëdha, është nisur në një drejtim tjetër dhe është transformuar gjatë rrugës”, tha Kryemadhi.