
Ka ndërruar jetë polici i burgut të Burrelit i cili u vetëplagos me armën e shërbimit katër ditë më parë.
Sinan Kazhani u soll me shpejtësi në spitalin e Traumës por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë shtyrë 54-vjeçarin drejt aktit ekstrem.