Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi denoncon Ballukun në SPAK: Kam dërguar 11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova, që sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale në ditët në vijim. Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten, në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat.

 

 

“Belinda Balluku = Korrupsion!
11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!
p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, shkroi ai ne facebook.