Vendosni fjalën kyçe....

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK



Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, në kuadër të respektimit të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj.

Xoxa është paraqitur për të respektuar masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO, që e detyron të paraqitet dy herë në muaj.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.