Vendosni fjalën kyçe....

“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton”, Rama: Jam shumë krenar për atë miqësi


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që e pyeti se si ia kishte publikuar Alex Soros foton, duke theksuar se ata janë miqtë e tij dhe është krenar për këtë miqësi.

Ai shtoi se ka edhe miq të tjerë që mund të mos kenë marrëdhënie me Soros, por kjo nuk do të thotë se ai spekulon apo abuzon me miqësitë e tij.

“Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë.

Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me ta por nuk bëj spekulime abuzime me miqtë dhe mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin.

Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që  kjo është mëse e vërtetë.  Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama.