Vendosni fjalën kyçe....

Rama: E papranueshme që Bushkës i del emri në media pa u pyetur nga SPAK, s’do heshtim më


Kryeministri Rama tha se PS-ja mbështet pa rezerva SPAK-un e organet e reja të drejtësisë në punën e tyre por nuk do heshtë përballë shkeljes së ligjit të prokurorëve e gjykatësve.

Në mbledhjen me grupin parlamentar ai theksoi se është e papranueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka nuk është pyetur nga prokuroria lidhur me përfshirjen e emrit të saj në dosjen ndaj kryebashkiakut Veliaj.

“Republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Drejtësia e legjislativi e ekzekutivi janë të pavarur nga njëri-tjetri. Këtu duhet të marri një përgjegjësi sepse sot në debatin publik ka vetëm dy palë. Njëra që duartroket e brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrën babditeske organet e reja të drejtësisë e që shan me libër shtëpie prokurorët e gjykatësit. Kreu i SPAK-ut ka mbështetjen tonë për sa i përket batës që merr familjarisht. Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë garante e pavarësisë së gjyqësorit dhe e lirive e të drejtave demokratike. Ndryshe biem në  kurthin e të kaluarës. Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve, pa hyrë ka apo nuk ka të drejtë akuza në atë roman 400 faqe e merr vesh nga televizori. E merr vesh nga gazetarë speciale që kanë sekrete hetimore, Kjo është e papranueshme. Askush nuk do marrë pafajësi nga PS-ja për sa kohë është në hetim por nga sot e tutje do ketë mbështetjen tonë ndaj brutalitetit të shkeljes së ligjit. Ne nuk jemi këtu hunj gardhi dhe të most hemi asgjë kur biem në gjurmë të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e Komisonit të Ligjeve duhej thirrur e pyetur, në cilën Republikë jemi ne këtu.” – tha Rama.