
Pas përfundimit të procesit të pikëzimit, pritet të emërohen disa drejtues të rinj në drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit. Burime të sigurta bëjnë me dije se në ditët në vijim Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales, do të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës. Po ashtu, pritet që Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, të emërohet në drejtimin e Policisë së Beratit.
Fatmir Lleshaj, do të rikthehet në Durrës, ndërsa zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, do të emërohet në Lezhë. Elton Alushi, i cili aktualisht mban postin e zv.drejtorit, pritet të marrë drejtimin e Policisë së Vlorës, ndërsa Altin Mena, ish-kandidat për drejtor të përgjithshëm, do të drejtojë Policinë e Elbasanit.
Në Shkodër, burimet thonë se emërim i ri do të jetë Gentian Berberi. Këto ndryshime pritet të jenë zyrtarizuar në ditët në vijim, duke sjellë një rigjallërim dhe riorganizim të strukturave të Policisë së Shtetit.