Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Hysaj është përballur me një incident të frikshëm para pak ditësh teksa makina e tij “Ferrari” ka marrë flakë në ecje e sipër.
Sipas medias italiane, mjeti luksoz 160 mijë eurosh u dogj por fatmirësisht askush nuk u dëmtua në incident.
“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lëndua askush, shpëtuam nga rreziku.” – ka thënë Hysaj.
Në timon në kohën e incidentit ishte vjehrri i Hysajt.
Pas ngjarjes mbrojtësi i Lazios ka bërë një denoncim pasi dyshon se incidenti mund të ketë ardhur për shkak të një defekti në fabrikimin e makinës.