Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Lezhë-Balldre paraditen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur kur një makinë Ford dhe një Porsche janë përplasur mes tyre.
Pas aksidentit, pesë persona janë plagosur.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe aktualisht gjendja e tyre nuk është rrezikuar për jetën.