Deputetët e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe po i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.
Ndërkaq sapo protesta e opozitës ka nisur zyrtarisht para Kryeministrisë, dritat në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë fikur.
Ende nuk dihet arsyeja, ndërsa në protestë kanë mbërritur qytetarë nga të gjitha rrethet.
Janë instaluar kamera me rezolucion të lartë nga ana e policisë, për të regjistruar pamjet nga çdo incident i mundshëm.
Mësohet gjithashtu se shtyllat janë lyer me graso.