Një nënë e katër fëmijët e saj të mitur janë shtetasit e parë që janë evakuuar nga Gaza.
Njoftimin e ka dhënë ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij operacion ka qenë tejet i vështirë ndërsa pesë anëtarët e familjes ndodhen në Egjipt e së shpejti pritet të kthehen në Shqipëri.
Teksa falënderon autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit, Hasani shton se po punohet për kthimin e shpejtë të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, @UNmigration dhe @ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në dhe për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë që ndodhen në Gaza.” – shkruan ministri Hasani.