Sevilla ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Spanjollët fituan 3:0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit
Rezultati i ndeshjes së parë 2:2 kishte lënë gjithçka të hapur, por gabimet e rënda të mysafirëve i dhanë kualifikimin Sevillas.
En Nesyri kaloi vendasit në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes, pas një gabimi katastrofal të Harry Maguire.
Bade shënoi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 47-të, me portierin De Gea që mundi të reagonte shumë më mirë.
Kurse, De Gea doli përsëri në skenë në minutën e 81-të duke gabuar rëndë dhe duke i dhënë mundësinë En Nesyrit të shënonte golin e tretë të Sevillas dhe të dytin personal sonte.
Kësisoj, Sevilla kualifikohet në fazën gjysmëfinale të garës së dytë më prestigjioze evropiane, kurse rrugëtimi i “Djajve të Kuq” merr fund këtu.