Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kamikaz brenda xhamisë në Pakistan, mbi 90 viktima, qindra të lënduar


Një sulm vetëvrasës brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez Peshawar, shkaktoi të paktën 90 viktima ndërsa rreth 100 të tjerë u lënduan, thanë zyrtarët.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin, tha Saddique Khan, një zyrtar i lartë i policisë në Peshawar, i cili dha numrin e viktimave, por talebanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme vetëvrasëse në të kaluarën.

Sulmuesi shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës teksa 150 besimtarë, përfshirë shumë policë nga zyrat e policisë aty pranë, po luteshin brenda. Sipas Zafar Khan, një oficer i policisë lokale, shpërthimi shembi çatinë e xhamisë, e cila u rrëzua dhe plagosi shumë persona.

Kryeministri Shahbaz Sharif në një deklaratë dënoi sulmin dhe urdhëroi autoritetet të sigurojnë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor për të lënduarit. Ai gjithashtu u zotua për ‘veprim të ashpër’ kundër atyre që organizuanb sulmin.

Ish-kryeministri Imran Khan dënoi gjithashtu shpërthimin, duke e quajtur atë një ‘sulm vetëvrasës terrorist’ në një postim në Twitter.

Talebanët pakistanezë, njihen si Tehreek-e-Taliban Pakistan ose TTP, dhe janë grup i veçantë, por edhe një aleat i ngushtë i talebanëve afganë, të cilët morën pushtetin në Afganistanin fqinj në gusht 2021, ndërsa trupat e SHBA-së dhe NATO-s ishin në fazat përfundimtare të tërheqja e tyre nga vendi pas 20 vitesh luftë.