Vendosni fjalën kyçe....

Rama inspekton Durrësin pas përmbytjeve: Sprovë e madhe, dikur bëhej liqen


Kryeministri Edi Rama vizitoi Durrës mesditën e sotme për të inspektuar gjendjen në qytet pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Rama tha se ishte sprovë e madhe, por që ky qytet e përballoi shumë mirë situatën. “Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë. Edhe dje dhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që Durrësi ishte mirë. Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha.”– tha Rama.

Sipas tij në zonën e Sukthit të Ri, prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja ‘Erzen’, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura.”- shkruan ai në një postim.