Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, rrjeti rajonal i gazetarëve ‘Safejournalists’ kërkon vënien para drejtësisë të autorëve


Rrjeti rajonal i gazetarëve Safejournalists, projekt i financuar dhe mbështetur nga Komisioni Evropain, ku bëjnë pjesë shoqatat e gazetarëvee të rajonit, i ka bërë jehonë sulmit ndaj gazetarit të Report Tv, Adriatik Doçi, ngjarje e ndodhur më 13 nëntor në Tiranë.

Përfaqësuesja e rrjetit Safejournalists në Shqipëri,m Blerjana Bino tha se është thelbësore që autoritetet të hetojnë me shpejtësi rastin e të nxjerrin para drejtësisë autorin apo autorët e sulmit.

Sulmi ndaj Doçit u dënua edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili e quajti atë një akt barbar duke kërkuar reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve ligjzbatuese.

Sulmi ndaj gazetarit Adriatik Doçi ndodhi pranë banesës së tij në Kamëz. Ai u godit me sende të forta nga persona të paidentifikuar. Vetë gazetari tha se sulmi ka të bëjë me punën e tij duke pohuar se nuk do tërhiqet.

 Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me sulmin ndaj gazetarit.