Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Lajm dyfish i rremë për rritjen e çmimit të energjisë nga opozita e rublave e mediat e saj



Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se do të ketë një rritje të çmimit të energjisë elektrike më 1 nëntor, pasi sipas tij qeveria do të vazhdojë të mbrojë qytetarët.

Duke kujtuar “financimet ruse”, Rama thotë se është opozita ajo që e ka përhapur këtë lajm dhe mediet e saj.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”– shkruan Rama në një postim në Twitter.

 

Ky koment i Ramës vjen pak orë pas postimeve sulmuese kundër “Top Channel”, që sipas tij me kronikat e veta kërkon nxitje kundër qeverisë për shkak se do favore të paligjshme.

 “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit’-’7 punonjës në ditë ikin nga policia’-’Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi’. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme! Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! DavaRublash.”- shkruante Rama.