Vendosni fjalën kyçe....

I etiketuar si ‘babai i fotografisë së rrugës’, ndërron jetë William Klein, 10 fotot më të famshme


I etiketuar si një nga etërit e fotografisë së rrugës, Willim Klein (19 prill 1928-10 shtator 2022) u nda nga jeta më 10 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare.

I lindur në Nju Jork, fotografi franko-amerikan njihet për qasjen e tij jokonvencionale ndaj fotografisë. Teknikat eksperimentale të tij e kanë bërë atë tejet të veçantë gjatë karrierës dhe e kanë të lulëzojë në botën e modës dhe artit dhe gjithashtu e kanë bërë atë të konsiderohet gjerësisht ‘ndër etërit e fotografisë në rrugë’.

Me metoda krejtësisht të improvizuara të shkrepjes, qëllimi kryesor i tij, është të kapë banalitetin e jetës së përditshme dhe veprimet e zakonshme të ndërmarra nga njerëzit që ecin rrugëve anembanë botës. Klein përdor pajisje modeste fotografike gjatë punës së tij, lentet e tij 21-28 mm të gjera kanë bërë që ai t’u afrohet personalisht subjekteve të tij.

“Unë iu afrova Nju Jorkut si antropolog i rremë, duke i trajtuar njujorkezët si zulu.” – Ëilliam Klein

Duke filluar karrierën e tij fotografike në revistën e modës ‘Vogue’, qasja e Klein ndaj fotografisë së modës ishte e pazakontë në atë kohë. Në një epokë ku mjediset e studios përdoreshin përgjithësisht për të xhiruar editoriale për botime të rëndësishme të modës, metodat e Klein përfshinin elementë të pazakontë.

Portretet fillestare të Klein të paraqitura në Vogue pothuajse mund të konsiderohen fotografia e tij më e hershme në rrugë. Puna midis Parisit dhe Nju Jorkut për ‘Vogue’ e lejoi Klein të shkrepte një ditar fotografik të vendlindjes së tij.

Synimi i Klein ishte portretizimi i anës më ‘të ndershme’ të qytetit që nuk fle kurrë. Duke folur për qëllimin e tij me projektin, Klein ka thënë: “Unë iu afrova Nju Jorkut si një antropolog i rremë, duke i trajtuar njujorkezët si zulu.”

Edhe pse lindi në Nju Jorku, SHBA, Klein u vendos në Francë më vonë. Ai u regjistrua në Sorbonë, studioi pikturë dhe skulpturë abstrakte nën Fernand Léger dhe më pas u njoh me drejtorin e artit të ‘Vogue’, i cili e ndihmoi të ngjiste shkallët e karrierës.

Klein jetoi e punoi në Paris dhe e përmend qytetin si një ndikim të rëndësishëm në punën e tij. Më poshtë janë disa nga fotot më të mira të Klein.

Dorothea McGowan, Vogue, Paris, 1960

Armë 1, Nju Jork (1955)

Xhuxhi dhe dyqani i pijeve alkoolike (1955)

Vallëzim në Brooklyn, Nju Jork (1954)

Dita e Armëpushimit, Paris (1968)

Koncert i Rolling Stones, Longchamp, Paris (1982)

Club Allegro Fortissimo, Paris (1990)

Familja e Shenjtë me Biçikletë, Romë (1956)

Bikini, Moskë (1959)

Poster kinemaje, Tokio (1961)