Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Zjarrfikësve për zjarrin në fabrikën e sfungjerit: U asfiksuan dy punonjës, tani janë në spital jashtë rrezikut


Shefi i parandalimit të zjarrit Arjan Ahmetaj, thotë se kanë qenë dy punonjës të asfiksuar dhe jo një pas zjarrit në fabrikën e sfungjerit në Tiranë.

Ahmetaj tha se dy punonjësit u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij, falë masave mbrojtëse të vetë fabrikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga tre stacione në Tiranë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

 “Janë nisur mjetet nga 3 stacionet. Nga punonjësit është ndërhyrë me fikëset e zjarrit që në momentet e para. Pastaj kanë ardhur shërbimet e specializuara dhe brenda pak minutash e kanë neutralizuar zjarrin.

Kjo është një fabrikë e prodhimit të sfungjerit, e cila është kontrolluar dhe para 10 ditësh. Subjekti i ka masat e mbrojtjes dhe shpëtimit, falë tyre, zjarri është izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër.

Kanë qenë dy punonjës të asfiksuar, që janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Do vazhdojmë hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit.”- tha Ahmetaj.