Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama takime të fshehta me drejtuesit e SPAK, le të më hetojnë aktet që nga vitet 1990


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një intervistë për MCN se nuk ndihet i rrezikuar nga asnjë hetim penal ndaj tij.

Berisha ftoi SPAK që të hetojë çdo akt të tij që prej vitit 1990.

Berisha tha se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.

“Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt në qoftë se ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA. Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim. SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e fshat. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot.” – u shpreh Berisha.