Vendosni fjalën kyçe....

Harta e re gjyqësore, Berisha akuza Ramës: I bën të papërballueshme për qytetarët proceset gjyqësore, të anulohet menjëherë


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama lidhur për hartëne re gjyqësore, duke theksuar se ajo cenon rëndë qasjen e qyteatrëve në sistemin e drejtësisë e shton shpenzimet për ta.

Ai shkruan se qëllimi kryesor i reformës së re të qeverisë është vendosja nën kontroll të plotë e vendimeve të gjykata e maskimi i falimentimit të sistemit gjyqësor.

Berisha u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të tjerë që kanë lidhje me proceset gjyqësore që të hidhen në grevë e të kërkojnë anulimin e hartës.

“Reagimi i kreut te PD, Sali Berisha per Hartën Gjyqësore.

Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:

Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.

Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. Sb” – shkruan Berisha.