Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e UBT-së mbërrijnë në Zog të Zi, por i pret kordoni policor: Hapni rrugën, a keni fëmijë ju


Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë mbërritur në Zog të Zi ku janë pritur nga një kordon policie. Efektivët kanë dashur që të lënë të lirë për makinat rrugën tek rrethrrotullimi dhe i kanë drejtuar studentët tek trotuari.

Ka pasur një përplasje verbale mes protestuesve dhe studentëve, të cilët nuk lejohen të kalojnë nga rruga e Durrësit.

“Hapni rrugën, hapni rrugën”- bërtasin studentët.

“A keni fëmijë edhe ju, a i keni studentë, a ju del rroga ju?”– iu bërtasin studentët protestues punonjësve të policisë.

Studentët siç kanë treguar në një prononcim për mediet kanë në plan që të shkojnë përpara godinës së Kryeministrisë.

“Plani është të shkojmë në Kryeministri. Për aty jena nis.”- tha një studente.