Kombëtarja e Australisë ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Të përzgjedhurit Graham Arnold shënuan fitore ndaj Perusë në finalen e “Play-Off”-it
Fati i kësaj ndeshje u vendos pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta përfunduan baras dhe pa gola.
Australianët u treguan më të saktë në penallti dhe fituan me rezultatin 5:4.
Australia do të marrë pjesë në një Botëror për herë të gjashtë në histori.
Kjo kombëtare është shortuar në Grupin D të Botërorit “Katar 2022”, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë.