Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Përgjegjësi personale për aferën e inceneratorëve? Në PS nuk martohesh dot pa lejen e Ramës


Ish-deputeti i PD-së Balliu komentoi arrestimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako lidhur me hetimet e inceneratorëve.

Ai tha mbrëmjen e sotme se në në PS nuk martohesh dot pa lejen e Ramës dhe se përgjegjësia kryesore për çështjen në fjalë është e kreut të qeverisë.

“Alqi Bllako është njësoj si të arrestosh një roje parkingu se u vodh banka ngjitur. Koncepti se Rama nuk di gjë se është përgjegjësi personale, në PS nuk martohesh dot pa lejen e Edi Ramës. Marrin lejen e Edi Ramës, nëse është dakord ai ecin përpara, jo më të vjedhin paratë pa lejen e Edi Ramës. Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai, as nuk hyjnë dhe as nuk dalin dot pa marrë leje te Edi Rama. Edi Rama i thoshte një ministri të vet ‘pse ke dalë ti në kafe me atë se ai është kundër nesh’. I kishte bërë video se kishte dalë në kafe me dikë tjetër. Këtij do t’i marrin paratë këta? Ky nuk le asnjë grimcë në PS të lëvizë pa lejen e tij, jo më paratë, ai është i sëmurë me paratë. Ai shpiku gjithë “Air Albanian” vetëm për të marrë një charter privat. Ai është i sëmurë për paratë, i pangopur. Nuk ngopet kurrë. Për sa kohë të jetë Rama aty do të ketë vjedhje. Taksat e qytetarëve rriten sepse krijohen gropa në buxhetin e shtetit, krijohen gropa nga vjedhjet që bën Edi Rama dhe ato gropa duhen mbushur me taksa.” – tha Balliu.