Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me murin, plagoset 2-vjeçari në Tiranë


Një 2-vjeçar është plagosur këtë të mërkurë në Bathore pasi një makinë u përplas me murin e një banese.

Policia bën të ditur se shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, pasagjer, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.