Vendosni fjalën kyçe....

531 raste të reja në vend, 5 viktima lidhur me koronavirusin e ri


Pesë qytetarë kanë ndërruar jetë në spital 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3407 që prej shpalljes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç.

Në spital po mjekohen 123 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Nga 2948 testime të kryera në vend së fundmi janë gjetur 531 raste të reja me koronavirusin e ri.