Vendosni fjalën kyçe....

Rama u tregon të rinjve të FRESSH-it: Si u ngatërrova unë me politikë


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në ditëlindjen e 30-të të FRESSH-it, iu tregoi të rinjve se si iu fut ai politikës.

Ai kujtoi se si ndërkohë që ishte pedagog i Arteve, ai u përfshi në lëvizjen studentore.

“Ndryshimi politik në Shqipëri nuk do kishte ndodhur kurrë, kurrë, sikur të mos ishin ngatërruar me politikë se kështu thuhej atëherë ‘ngatërrim me politikë’ disa pedagogë dhe studentë. Nuk do kishte pasur lëvizje demokratike dhe as pluralizëm politik në Shqipëri.

Unë isha në atë kohë njëri nga ata, jepja mësim në Akademinë e Arteve. Unë nuk kisha asnjë ambicie politike atëherë dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD, u hapën rrugët e karrierave në politikë, mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova jetën time krijuese si artist.

Me politikën vazhdova të merresha si qytetar i thjeshtë, por përse u ngatërrova unë atë kohë me politikë kur nuk kisha ambicie politikë dhe të merreshe me politikë mund të sillte belara sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të mia të tmerrshme si artist. Ato kufizime nuk ishin tmerr vetëm për mua, por për gjithë bashkësinë në Akademinë e Arteve. Si mund t’i hapja lirisht librat e ndaluar. Unë s’doja të merresha me politikë, doja të merresha me art, por ja që politika merrej me mua, me artin tim. Sensi i politikës është liria.”- deklaroi Rama.