Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti Moisiu: Akuzat e DASH-it nuk janë të reja, si më bëri Berisha presion nëpërmjet Gazmend Dibrës


Për ish-presidentin Alfred Moisiun, akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha nuk janë të reja.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit mbrëmjen e kaluar, ish-presidenti Moisiu kujtoi një situatë nga e shkuara kur ai ishte kryetar shteti. Ai shprehet se Berisha i bëri presion atij përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Po e them këtu, duke shkelur të gjitha rregullat e etikës dhe të drejtësisë në marrëdhënie me një biznes privat. Sepse çfarë ndodhi?

Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’

Ky ishte një rikatim i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit.

Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar dhe të mos bëjë tani sikur janë të padëgjuara, se nuk jemi budallenj ne. Duhet të jemi seriozë. Gjërat që kanë ndodhur, kanë ndodhur. Nuk na vjen mirë, nuk na vjen mirë. Edhe mua nuk më vjen mirë një një kolegu im, një ish-kryeministër të goditet. Por ky është një fakt, kanë ndodhur këto gjëra. Dhe këtu duhet të kemi kujdesin e madh, burrërinë dhe ndershmërinë.”- tha Moisiu.