Vendosni fjalën kyçe....

Johnson duket sikur po shkon të rrahë Macronin, por po e mban Trudeau (FOTOJA VIRALE)


Kryeministri britanik Boris Johnson dukej të shtunën sikur duhej të mbahej nga homologu i tij kanadez Justin Trudeau, në momentin kur pa presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e G20.

Një moment ky që ka nxitur talljet e gallatat në rrjet.

Ndërsa grindja mes dy vendeve mbi peshkimin në Kanal vazhdon të intensifikohet, kryeministri britanik dhe presidenti francez dolën ballë për ballë në Romë për një foto në grup të liderëve botërorë.

Një imazh qesharak ka qarkulluar, nga momenti kur Trudeau u mbajt në krahun e Johnsonit ndërsa ata po shkonin në platformë. Mirëpo dukej sikur dy liderët botërorë Johnson dhe Macron ishin gati të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe Trudeau që mundohej të ndalonte një grindje mes tyre.

Macron buzëqesh ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e drejton Johnsonin në vendin e tij.

Në një raund intervistash ditën e shtunë, Johnson paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të ketë pasoja ligjore në marrëveshjen tregtare pas Brexit, javën e ardhshme.

Pasi dhjetëra anijeve franceze iu mohuan licencat e peshkimit pas Brexit për ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, Franca kërcënoi të bllokonte portet për anijet britanike.

 Shefi i portit të Calais këmbënguli këtë mëngjes se Britania do të përballet me një ‘katastrofë‘ nëse Macron realizon kërcënimin për të bllokuar peshkatarët britanikë nga portet franceze. Franca ka pohuar se peshkatarët britanikë të arrestuar së fundmi për peshkimin e dyshuar pa licencë në ujërat franceze janë ‘piratë‘ të cilët ‘meritojnë gjithçka që marrin’ për rrezikimin e stokut të peshkut.