Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 5 makina në Durrës, plagoset një vajzë e re (VIDEO)


Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:40 të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë Currilave.

Sipas “Balkanweb” janë përplasur pesë automjete, të cilat kanë pësuar mjaft dëme materiale.

Po ashtu dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se një vajzë e re ka mbetur e plagosur dhe është transportuar për në spital. Megjithatë ende nuk ka informacione të konfirmuara zyrtarisht nga policia.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.